Putin takim me presidentin palestinez

Mos i humb

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka zhvilluar një takim në Kremlin me presidentin palestinez Mahmud Abbas.

Sipas një deklarate nga Kremlini, Putin në një deklaratë para takimit me Abbas tha se do të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe si dhe do të konsultohen për çështjet rreth Palestinë dhe përreth saj si dhe për çështjet rajonale.

Duke bërë të ditur se situata në rajon është shumë e vështirë Putin tha se “Ashtu siç e kam shprehur do të kemi mundësinë për të biseduar për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe për situatën në rajon. Do të kem kënaqësinë që t’ju informoj për takimet me liderët e vendeve fqinje dhe liderët e tjerë në rajon”.

Ndërsa Abbas ka theksuar se plani i Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve është një problem i madh, dhe është shprehur më tej se “Plani i Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve është shumë i rrezikshëm. Po përpiqemi të përdorim të gjitha mundësitë për të qëndruar përballë veprimeve të Izraelit”.

Lindja e Mesme dhe Palestina po kalon nga një periudhë e vështirë, ka tërhequr vëmendjen Abbas, duke shtuar se është shfaqur sërish kriza për shkak se Izraeli po përpiqet të zbatojë planin e tij për vendbanimet. Sipas tij, ky problem e shqetëson shumë Palestinën dhe se mijëra njerëz nuk flenë as natën as ditën në mënyrë që plani i Izraelit të dështojë.

Më tej Abbas ka vënë në dukje se edhe marrëdhëniet Palestinë-SHBA po kalojnë në një periudhë të vështirë dhe ka theksuar se “Kemi ndalur të gjitha marrëdhëniet tona me SHBA-në në lidhje transferimin e ambasadës së saj në Kuds”.

Ndërkohë Abbas ka nënvizuar se nuk janë të kënaqur nga vendimi që SHBA-ja ka marrë në çështjen e Palestinës.

Në takimin Putin-Abbas ishin të pranishëm edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, ministri i Punës dhe Sigurisë Sociale, Maksim Topilin, si dhe këshilltari i Kremlinit për politikën e jashtme, Yuriy Ushakov.

Presidenti Putin pak ditë më parë zhvilloi një takim në Moskë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në lidhje me çështjet në Lindjen e Mesme. /Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit