Reagon Vasili: Rama, bllokuesi i vetëm i reformës në drejtësi

Mos i humb

Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili reagoi ndaj deklaratës së Kryeministrit Rama në Asamblenë e PS se reforma në drejtësi ndau rrugët e PS me LSI.

Vasili u shpreh se ligji i Vettingut u miratua falë 21 votave të LSI-së.

“Mashtrime ato që thotë Rama mbi rolin e LSI për reformën në drejtësi. Penguesi dhe bllokuesi i vetëm i reformës në drejtësi është Edi Rama”, tha kryetari i grupit parlamentar të LSI. Ai që e vdiq reformën në drejtësi është Edi Rama, ai është autori i vetëm. Ai ka përcaktuar reformën e kapjes së drejtësisë. Qëndresa jonë do të jetë e pakompromise sepse nuk ka të bëjë me ne, por me shqiptarët. Kjo përgjegjësi është në sy të të gjithëve”, tha Vasili./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit