Rouhani: Pavarësisht sanksioneve kemi ulur borxhin e jashtëm

Mos i humb

Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, tha se pavarësisht sanksioneve kanë ulur borxhin e jashtëm të vendit nga 12 miliardë e 400 milionë dollarë në 9.5 miliardë dollarë.

Në një deklaratë gjatë një vizite në qytetin Shirvan në rajonin Khorasan-i Verior në verilindje të Iranit, Rouhani ka thënë se po kalojnë një periudhë të vështirë.

Ai tha se pavarësisht që përballen prej 14 muajsh me sanksionet e ashpra të SHBA-ve ata kanë ulur në rreth 9.5 miliardë dollarë borxhin e jashtëm i cili në vitin 2017 ka qenë 12 miliardë e 400 milionë dollarë.

Pasi ka mbrojtur idenë e tij se ndonjë vend tjetër nuk do të mund të qëndronte në këmbë po të përballej me këto sanksione, Rouhani tha se Irani po reziston përballë SHBA-ve dhe se “kanë përfunduar me dështim” të gjitha politikat që qeveria e Washingtonit ka vënë në zbatim ndaj tyre.

Duke theksuar se kanë mbetur të detyruar të përballen me sanksionet amerikane, por nuk kanë shkuar në dyert e të huajve dhe fondeve ndërkombëtare të parave, Rouhani tha se shkalla e papunësisë në vend, e cila ishte 12.1 për qind vitin e kaluar ka rënë në 10.8 për qind këtë vit dhe se ata kanë siguruar punësim për 321 mijë njerëz.

Rouhani shtoi se në kuadër të vizitës së tij do të realizojnë hapjen e shumë projekteve në rajonin Khorasan-i Verior.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit