Rrëzohet një tjetër helikopter i regjimit të Asadit në Idlib

Mos i humb

Një tjetër helikopter i regjimit të Bashar al-Asadit është rrëzuar në zonën periferike perëndimore të Halepit i cili ndodhet brenda rajonit të deeskalimit në Idlib të Sirisë,(AA).

Përderisa vazhdojnë konfliktet e ashpra në pjesën periferike të Halepit mes opozitarëve dhe forcave të regjimit, mësohet se helikopteri u ngrit në fluturim në afërsi të qendrës së qytetit Halep dhe u drejtua në vijën e frontit të opozitarëve.

Helikopteri u godit pas një zjarri të hapur në rajonin Kaptan al-Jabal gjatë kalimit në vijën e frontit ndërsa shihej tymi teksa helikopteri rrëzohej.

Observatori i opozitarëve për vëzhgimin e avionëve ka thënë se një avion luftarak i regjimit që u ngrit nga aeroporti ushtarak në Hama është rikthyer në pistë pasi kulla njoftoi rrëzimin e helikopterit.

Po ashtu tri ditë më parë në pjesën perëndimore të qendrës së rajonit Seraqib të Idlibit u rrëzua një helikopter i regjimit ku humbën jetën tre persona që ndodheshin brenda helikopterit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit