Rriten rastet e fruthit në Europë

Mos i humb

Ekspertët e shëndetësisë kanë thënë se rritja e kundërshtimit ndaj vaksinave, e ndihmuar nga rrjetet sociale dhe populistët anti-qeveritarë, po ndikon negativisht në rritjen e rasteve të fruthit dhe po e vë në rrezik jetën e shumë personave të infektuar.

Sipas një analize të të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, numri i rasteve të fruthit në Europë deri në fund të këtij viti pritet të shkojë në 60 mijë raste, shifër dyfish më e madhe sesa shifra e vitit të kaluar dhe më e madhja në shekullin XXI. Në këtë vit janë shënuar 72 vdekje nga kjo sëmundje, dyfish më shumë sesa në vitin e kaluar.

Ekspertët shëndetësorë kanë thënë se skeptikët e vaksinave po e zvogëlojnë shkallën e imunitetit për fruthin, kancerin e qafës së mitrës, gripit dhe sëmundjet tjera. Opinionet e tyre po përhapen shumë nëpër rrjetet sociale nga populistët e krahut të djathtë, të cilë janë skeptikë edhe ndaj institucioneve shëndetësore.

Komisioneri për shëndetësi në Bashkimin Europian, Vytenis Andriukaitis, i cili më parë e ka kryer profesionin e kirurgut të zemrës, i ka akuzuar populistët e krahut të djathtë për shpërndarje të lajmeve të rreme për sigurinë e vaksinave, shkruan “The Guardian”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit