Rritet përhapja e Covid19 në Evropë, frikë për një izolim të dytë

Mos i humb

Hetimi për prishjen e Teatrit Kombëtar, SPAK bashkon paditë në një, nis marrjen në pyetje të personave të përfshirë

SPAK ka nisur të marrë në pyetje personat, në lidhje me hetimin për çështjen e Teatrit Kombëtar.  Prokuroria e...

Mblidhet Asambleja Socialiste e Gramshit, Balla: Opozita Meta-Basha kërkon alibi për humbjen e radhës. PS, aleancë vetëm me qytetarët

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë Socialiste të Gramshit. Në fjalën...

Bashkia e Pogradecit merr vendimin: Baret dhe restorantet nuk do të paguajnë taksë për hapësirën publike deri në fund të 2020

Këshilli bashkiak në Pogradec ka miratuar vendimin më të ri për të përjashtuar nga taksimi baret dhe restorantet që përdorin hapësirën publike...

Hoti: Nëse dialogu ngec, Serbia s’është e gatshme për marrëveshje përfundimtare

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti deklaroi sot se çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe nuk do të hapet si temë...

Teksa Spanja, Franca dhe Greqia përjetojnë një rritje të theksuar të numrit të të infektuarve nga Covid19, janë shtuar shqetësimet për një valë të dytë të përhapjes së koronavirusit në mbarë Europën. Ndërsa vetë qeveritë i tremben një izolimi të dytë që do të ishte fatale për ekonominë.

Një valë e dytë e Covid19 është ajo që të gjithë qeveritë i frikësohen dhe po mundohen me çdo kusht ta shmangin, të bindur se një izolim i dytë do të ishte fatal për të gjithë. Në një kohë ku shumica e shteteve kanë hequr masat kufizuese Franca, Spanja dhe Greqia janë tre vendet evropiane që shënuan rritje të dukshme në 24 orët e fundit, duke nxitur frikën e një valë të dytë infeksionesh.

Në Francë u regjistruan 1.695 raste të reja brenda 24 orëve, shifra më e lartë ditore në më shumë se dy muaj, duke bërë që numri i të infektuarve në total të arrijë në 228.576. Shqetësuese paraqitet situata edhe në Spanjë, ku brenda 24 orëve të fundit u regjistruan 1,772 infeksione të reja duke e çuar numrin e të infektuarve në 305.767. Ndërkohë në Greqi, në 24 orët e fundit u zbuluan 124 raste shtesë, duke e çuar  numrin e tyre në 4,973.

Rastet e koronavirusit kanë ardhur duke u rritur pasi vendet filluan të lehtësojnë kufizimet, që shkaktuan një krizë të thellë ekonomike në mbarë globin. Ndërsa qeveritë përpiqen të lehtësojnë dëmin ekonomik të shkaktuar nga pandemia, masat për të ruajtur distancimin shoqëror po bëhen përditë e më të vështira për t’u zbatuar.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Gabimet Me Ushqimin Që Ju Dëmtojnë Mëlçinë – Zbuloni Çfarë Duhet Të Bëni

Ushqimet që hani, ato të duhura e ato të gabuara, kanë gjithmonë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e mëlçisë.

Kinë/ Helmoi 25 fëmijë, edukatorja dënohet me vdekje

Një mësuese e kopshtit që helmoi 25 fëmijë, duke vrarë njërin prej tyre, pas një debati me një anëtar rival të stafit...

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve shton edhe katër vende në ‘Listën e Kuqe’

Qendra Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve ka shtuar katër vende të tjera në listën e saj të kuqe të koronavirusit,...

SHBA, 20 milionë dollarë dëmshpërblim familjes së afrikano-amerikanit të vrarë

Familjes së William Green (43), afrikano-amerikani të cilin e vrau policia në Maryland, do t’i paguhet dëmshpërblim prej 20 milionë dollarësh.

iPhone 12: Adhuruesit e Apple do ta duan këtë edicion special – por ata do ta “urrejnë” çmimin e tij

iPhone 12 i ardhshëm nuk do të jetë i lehtë për tu blerë, me raportin e fundit që sugjeron se pajisja do...