Rritet tensioni i marrëdhënieve SHBA – Kosovë, pritet të anulohet edhe përkrahja ushtarake ndaj Kosovës |DOKUMENT

Mos i humb

Se Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka nisur sanksionet ndaj Kosovës për shkak të mos respektimit të kërkesave nga ana e Kryeministrit Ramush Haradinaj, tani më është më se e qartë, pasi i pari i Qeverisë po refuzon ta pezullojë taksën 100%.


KosovaPost raportoi e para se marrëdhëniet ndërshtetërore Kosovë-SHBA janë tronditur pas vendosjes së taksës ndaj prodhimeve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Gjenerali amerikan i Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr ka anuluar vizitën në Kosovë për nderë të pavarësisë, tani më është vërtetuar edhe me anë të një dokumenti.

Dokument ky që nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, ju është dërguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se Qeveria amerikane ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr, transmeton Gazeta Metro.

Në letrën e komandantit Rama, thuhet se zyrtarë amerikanë nga Washingtoni janë duke shqyrtuar edhe masa të tjera, përfshirë këtu pezullimin e programeve trajnuese dhe edukative, vizitat ushtarake në Kosovë.

Lajmin për anulimin e vizitës së gjeneralit për shkak të taksës sot e ka konfirmuar edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Vizita e gjeneralit amerikan ishte paraparë të realizohet nga data 16 deri më 18 shkurt, për të shënuar 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë javë më parë përmes një deklarate se veprimet që minojnë dialogun, përbëjnë qëndrim kundër interesave të SHBA-së.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit