Rumania merr presidencën e BE-së

Mos i humb

Rumania mori sot presidencën e radhës të Bashkimit Europian.”Uniteti – vlerë e përbashkët evropiane” është motoja me të cilën ajo mori këtë rol.

Në një intervistë për gazetën gjermane Die Welt, më 29 dhjetor, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, ka thënë se “Qeveria në Bukuresht nuk e ka kuptuar plotësisht se çfarë do të thotë të kryesojë vendet e BE-së”.

“Roli kërkon gatishmëri për t’i dëgjuar të tjerët dhe gatishmëri për t’i vënë shqetësimet e veta në sfond”, ka thënë Juncker.

Momente kyçe të presidencës rumune në BE do të jenë largimi i planifikuar i Britanisë së Madhe nga blloku më 29 mars dhe zgjedhjet për Parlmentin Europian në maj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit