Rusi, 2 të vdekur gjatë rrëzimit të një helikopteri

Mos i humb

Dy persona kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të një helikopteri sot në mëngjes në rajonin Tambov të Rusisë, rreth 480 kilometra në juglindje të Moskës, raportojnë mediat lokale.

Duke cituar shërbimet e emergjencës, agjencia zyrtare e lajmeve TASS njoftoi se një helikopter në pronësi private u zhduk të hënën. Banorët e qarkut Kirsanovsky gjetën rrënojat.

Agjencia TASS theksoi se kontaktet me helikopterin u humbën në ora 8:35 sipas kohës lokale të hënën. Ekipet e zjarrfikëses dhe shpëtimit u dërguan në zonën aksidentit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit