SHBA shqyrton ndërprerjen e ndihmës direkte për PKK/YPG

Mos i humb

SHBA ka deklaruar se për shkak të rimarrjes së Rakkas po shqyrton ndërprerjen e ndihmës direkte të armëve për organizatën terroriste PKK/YPG në Siri, por se do të vazhdojë bashkëpunimin e saj me organizatën në fjalë.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) dhe Shtëpia e Bardhë kanë bërë deklarata në lidhje me ndërprerjen e ndihmës direkte të SHBA-ve me armë për organizatën terroriste PKK/YPG e cila ka qenë temë diskutimi gjatë bisedës telefonike të premten e kaluar mes presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit amerikan Donald Trump.

Një nga zëdhënësit e Pentagonit për Lindjen e Mesme, Eric Pahon në një deklaratë për gazetarin e AA-së lidhur me tërheqjen e ndihmës së SHBA-ve me armë për PKK/PYD-në, ai ka mbrojtur idenë se organizatës i janë dhënë armë vetëm në mbështetje të operacioneve kryesisht për në Rakka.

Ai vuri në dukje se “po shqyrtohet” mbështetja e dhënë ndaj organizatës.

“Kemi qenë gjithmonë të hapur me Turqinë në çështjen se i kemi dhënë armë Forcave Demokratike të Sirisë (FDS) e cila përfshin edhe kurdët (PKK/PYD) për të përmbushur objektivat e veçanta dhe ushtarake. Në përputhje me politikën tonë jemi duke rishqyrtuar rregullimet e nevojshme për mbështetjen ushtarake që ofrojmë për partnerët tanë kurdë (PKK/YPG) të cilët janë në përpjekje për të fituar kundër DAESH-it dhe për të penguar rikthimin e tij”.

Pahon tha se SHBA do të vazhdojnë të bashkëpunojnë me PKK/PYD, e cila përdor emrin FSD, në pikën e sigurimit të stabilitetit në rajon dhe që DEASH-i të mos shfaqet më kurrë përsëri.

Ndërsa edhe zëdhënësi i Pentagonit kolonel Rob Manning në një konferencë të përditshme për media tha se “Mbështetja e SHBA-së për PKK/PYD është duke u vlerësuar sipas nevojave të përpjekjeve të stabilitetit për të mposhtur DEASH-in dhe që organizata të mos rikthehet”.

“Ne kemi deklaruar qartë angazhimin tonë për të mbrojtur Turqinë, aleatin tonë të NATO-s, duke mbështur edhe kundër kërcënimeve të PKK-së dhe duke vazhduar që të kemi në objektiv DEASH-in”, tha Manning.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders në një konferencë për media tha se për shkak të rimarrjes së Rakkas po shqyrtohet ndërprerja e ndihmës direkte të armëve që SHBA ofron për PKK/YPG-në.

“Në pikën ku kemi filluar të fitojmë luftën kundër DEASH-it, plani ynë ka qenë gjithmonë për të zvogëluar mbështetjen që u ofrojmë grupeve të caktuara. Ne aktualisht jemi tani në një pikë ku në kuptimin fizik jemi fitues kundër kalifatit (në Rakka), dhe për këtë arsye jemi duke ndaluar mbështetjen ushtarake për grupe të caktuara. Por, kjo nuk nënkupton se do të ndërpresim të gjithë mbështetjen ushtarake ndaj këtyre grupeve. I gjithë qëllimi ishte fitorja kundër DEASH-it. Kemi arritur përparim, avancim serioz në front (kundër DEASH-it) dhe ky ka qenë gjithmonë plani”, tha Sanders./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit