Rusia dhe Ukraina fillojnë shkëmbimin e të burgosurve

Mos i humb

Rusia dhe Ukraina sot kanë filluar të shkëmbejnë të burgosurit,

Gjithsej 24 marinarë ukrainas, të cilët u arrestuan gjatë incidentit pranë Detit të Azovit nëntorin e kaluar, ishin midis të liruarve nga Rusia.

Në kthim, Ukraina lëshoi kryeredaktorin e degës ukrainase të agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA, Kirill Vyshinsky, i cili pritet të arrijë në Moskë me qytetarët tjerë rusë, të kapur në Ukrainë.

Të premten, Kievi njoftoi se përjashton qytetarin rus Ruslan Gadzhiev nga lista e këmbimit, sepse avokatët e tij nuk paraqitën peticionin për mëshirë për presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Pasi fitoi zgjedhjet presidenciale, Zelensky e zhvendosi çështjen e shkëmbimit midis dy vendeve.

Ai pas telefonatës me presidentin rus, Vladimir Putin, udhëzoi autoritetet përkatëse për të kontrolluar transferimin.

Të dy vendet kanë mosmarrëveshje nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë pas një referendumi të diskutueshëm.

Turqia, si dhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-ve, e shikojnë aneksimin si të paligjshëm.

Ukraina gjithashtu ka fajësuar Kremlinin për dhunën separatiste në Ukrainën lindore, afër kufirit me Rusinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit