Samiti i Libisë në Berlin bën thirrje që palët të ndalin armiqësitë

Mos i humb

Greqi/ Preket nga koronavirusi një fëmijë shqiptar vetëm 7 muajsh e gjysmë

Një fëmijë shqiptar 7 muajsh e gjysmë u diagnostikua me covid 19 në ishullin e Rodosit në detin Egje, rasti i parë...

Di Maio falënderon Çavuşoğlun për ndihmën e Turqisë kundër COVID-19

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, dhe homologu i tij italian, Luigi Di Maio, realizuan një bisedë telefonike,(AA). Burimet...

Ambasada e SHBA njoftim për amerikanët në Shqipëri

Ambasada e SHBA-ve me anë të një njoftimi bën me dije se ka marrë informacion për dy fluturime të shtetasve amerikanë nga...

COVID-19/ Samiti i G20 jep 5 trilionë dollarë për të shpëtuar ekonominë botërore

amiti i G20, i mbledhur ditën e sotme për situatën e krijuar nga koronavirusi, ka vendosur të japë shumën marramendëse prej 5...

Me aktorët kryesorë në luftën civile të Libisë në Berlin, Gjermania shpreson të frenojë ndërhyrjen e huaj në konflikt, si dhe të forcojë armëpushimin – por për se mund të bien dakord pjesëmarrësit, kjo mbetet të shihet.

Palët po diskutojnë një sërë çështjesh, ndërsa projekti i komunikatës përfundimtare u bën thirrje vendeve të huaja të “përmbahen e të mos ndërhyjnë” në konflikt, të rifillojnë bisedimet për një armëpushim më konkret, si dhe të ndërmarrin hapa drejt rifillimit të një procesi politik për të arritur paqen në rajon.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të interesuara të dyfishojnë përpjekjet e tyre për një pezullim të qëndrueshëm të armiqësive, deeskalim dhe për një armëpushim të përhershëm,” thuhet në projektin e komunikatës përfundimtare.

Projekti i komunikatës përmban 55 pika, për të cilat palët po përpiqen të bien dakord në bisedimet e së dielës. Projektkomunikata bën thirrje më tej edhe që të gjitha palët t’u japin fund akteve armiqësore kundër objekteve të naftës në Libi. Thirrja erdhi pas forcave aleate të Haftarit

Thirrja erdhi pasi forcat aleate të Haftarit vunë nën kontroll të premten portet e naftës në Libinë lindore.

Kryeredaktorja politike e DW Michaela Küfner tha se rezervat e naftës në Libi janë një pikë qendrore kontestimi për palët e përfshira në bisedimet e së dielës.

“Ne sigurisht kemi në tryezë të gjithë aktorët kryesorë që mund të bëjnë ndryshime, por ata gjithashtu kanë interesa shumë të ndryshme”, tha ajo. “Pikëpyetja e madhe këtu është a mund të gjendet një lloj emëruesi i përbashkët.”

Erdogani e quan samitin “hap të rëndësishëm”

Para udhëtimit për në Berlin, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha që shpresonte se bisedimet në Berlin do të ndihmonin në forcimin e armëpushimit të brishtë në Libi.

“Ne e shohim samitin e Berlinit si një hap të rëndësishëm në rrugën për të forcuar armëpushimin dhe një zgjidhje politike,” u tha Erdogani gazetarëve.

Turqia mbështet fuqimisht qeverinë e Sarrajt në Tripoli dhe së fundmi ka zhvendosur trupa në Libi – një veprim që u dënua nga shumë në Evropë.

Përveç Erdoganit, në takim marrin pjesë Presidenti rus Vladimir Putin, Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo, Kryeministri britanik Boris Johnson, Presidenti drancez Emmanuel Macron dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Përpara konferencës, von der Leyen tha se krahu ekzekutiv i BE-së është “plotësisht i përkushtuar” për të mbështetur rezultatet e konferencës në Berlin dhe se do të mbështesë përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Iran, rritet në 2.898 numri i të vdekurve nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë shënuar 141 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e rritur në...

Rastet globale të koronavirusit tejkalojnë 800,000 persona

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara nga koronavirusi sot ka tejkaluar 800,000, sipas shifrave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins me...

Gazetari i Mianmarit përballet me burgim të përjetshëm për një intervistë

Autoritetet e Mianmarit kanë arrestuar një gazetar nën ligjin e diskutueshëm kundër-terrorizmit rreth një raporti lajmesh në lidhje me grupin rebel etnik...

British Airways pezullon të gjitha fluturimet e saj në Gatwick

Avikompania British Airways ka pezulluar të gjitha fluturimet e saj në aeroportin Gatwick pas rënies së kërkesës për shkak të shpërthimit të...

Rreth 1600 persona do të kthehen në Kosovë, të gjithë do të përfundojnë në karantinë

Qindra shtetas të Republikës së Kosovës janë kthyer tashmë në vendlindje, dhe disa qindra të tjerë do të kthehen gjatë ditëve në...