Samsungu thumboi Apple-in, tani Motorola të dyja

Mos i humb

Pak ditë pasi iPhone X doli në shitje, rivali i Apple, Samsungu doli me një reklamë anti-iPhone duke kthyer në skenë “luftën” e vjetër.

Por, ajo që s’pritej fare ka ndodhur tani nga një kompani tjetër. Motorola ka postuar një reklamë anti-Samsung të veten, duke e vazhduar nga aty ku e la Samsungu për Apple-in.

Reklama e Samsungut, anti-iPhone tregon një përdorues që kalon te një pajisje e Samsungut më 2017, dhjetë vjet pasi përdori iPhone.

Tani një reklamë e re e Motorolas vjen si anti-Samsung. Motorola Moto Z2 Play lëshon një video në projektor përmes një aksesori të veçantë, e që kjo i mungon telefonave të Samsungut.

Kjo ishte në fokus të një video të fundit të publikuar nga kompania e njohur, edhe pse dihet se Moto Z2 Play nuk mund të garojë me iPhone X apo Galaxy Note 8./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit