Merkel fton SPD-në në negociata për formimin e Qeverisë

Mos i humb

Kancelarja gjermane njëherit kreu i bllokut CDU/CSU Angela Merkel ka ftuar sot liderët e Partisë Socialdemokratike (SPD) për të aderuar në negociatat paraprake për formimin e koalicionit të madh konservator-majtist.

Merkel në Berlin deklaroi se Gjermanisë i nevojitet qeveri stabile për t’u përballur me sfidat.

“Jemi të gatshëm për negociata me SPD-në dhe jemi të vetëdijshëm se kjo nënkupton arritjen e një kompromisi”, porositi Merkel një javë pasi dështuan negociatat mes CDU/CSU-së me Partinë liberale të Lirë Demokratike (FDP) dhe lëvizjes të Gjelbërit.

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani u mbajtën më 24 shtator, ndërsa ende nuk është arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë së koalicionit. Asnjë parti nuk ka deputetë të mjaftueshëm për të formuar vet Qeverinë.

Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier u bëri thirrje liderëve të Unionit Demokratik-Kristisan (CDU), partisë së saj simotër Unionit Social-Kristian (CSU) dhe SPD-së që me negociata të zgjidhin krizën politike.

Presidenti i SPD-së Martin Schulz të premten porositi se ky opsion politik është i vetëdijshëm për përgjegjësinë që ka në këtë situatë dhe në pajtim me këtë edhe do të sillet. Ai menjëherë pas zgjedhjeve pati thënë se nuk do të hyjë në koalicion me partnerët e deritanishëm CDU/CSU.

Të dy opsionit CDU/CSU dhe SPD në zgjedhjet e shtatorit përjetuan rënie të mbështetjes së votuesve, ndërsa nga SPD-ja konsiderjnë se rezultati i dobët i kushtoi pikërisht për shkak të koalicionimit me Merkelin./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit