SHBA blen rezervat tremujore të ilaçit që përdoret kundër COVID-19

Mos i humb

SHBA ka blerë të gjithë rezervat e ilaçit Remdesivir, i cili përdoret në trajtimin e COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi.

“The Guardian” raportoi se SHBA-të kishin blerë stoqet tre mujore të Remdesivir që përdoret për trajtimin e COVID-19.

Më tej thuhet se administrata e presidentit amerikan Donald Trump bleu më shumë se 500 mijë doza të ilaçit apo tërë rezervat e kompanisë që kishte prodhuar këtë ilaç për korrik dhe 90 për qind të rezervave për muajt gusht dhe shtator.

Me këtë blerje është pamundësuar që vendet e tjera ta blejnë këtë ilaç për një periudhë tre mujore ndërsa ky veprim i SHBA-së ka shkaktuar shqetësime.

Remdesivir fillimisht u shpik për të trajtuar Ebola-n ndërsa testimi i kafshëve ka treguar se ky ilaç është efektiv edhe në luftimin e koronavirusit që shkaktojnë SARS dhe MERS. Remdesivir gjithashtu ndihmon për të shkurtuar periudhën e rikuperimit të pacientëve me COVID-19 nga 15 në 11 ditë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit