“SHBA goditi reputacionin e saj për të drejtat e njeriut”

Mos i humb

Rusia ka deklaruar se SHBA-ja me vendimin për t’u tërhequr nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka goditur edhe një herë “me një goditje të fortë” reputacionin e saj për të drejtat e njeriut.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, në një deklaratë për gazetarët ka akuzuar SHBA-të për standard të dyfishtë në arenën ndërkombëtare.

“Nuk dëshirojnë të pranojnë shkeljet e të drejtave të njeriut në vendet e tyre, por në të njëjtën kohë dëshirojnë të riformësojnë edhe Këshillin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut”, është shprehur Zaharova duke mbrojtur idenë e saj se zyrtarët amerikanë kanë injoruar shkeljet e të drejtave të njeriut në vendin e tyre.

Duke bërë të ditur se nuk janë befasuar nga vendimi i SHBA-ve për t’u larguar nga këshilli, Zaharova tha se “Ky vendim vërteton se Shtetet e Bashkuara duan vetëm të bashkëpunojnë me rregulla shumëpalëshe që i përshtaten interesave të tyre. Me vendimin për të lënë këshillin, SHBA ka goditur përsëri me një goditje të fortë reputacionin e saj për të drejtat e njeriut. Këshilli deri më sot ka punuar në mënyrë efikase dhe po ashtu do të vazhdojë të punojë kështu edhe pa SHBA-të”.

Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, pasi njoftimit se vendi i saj është tërhequr nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, theksoi se “ky këshill nuk është i denjë për emrin”./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit