“SHBA të ndalojë përpjekjet për ndryshimin e qëndrimit të Turqisë ndaj PYD/YPG-së”

Mos i humb

Zv/kryeministri i Republikës së Turqisë, Bekir Bozdag, tha se SHBA-të duhet të ndalojnë përpjekjet për të ndryshuar qëndrimin e Turqisë ndaj grupit terrorist PYD/YPG në Siri.

Në komentet e bëra në transmetuesin turk TV24, Bozdag hedh dritë mbi çështjet që pritet të diskutohen gjatë vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Rex Tillerson, në Turqi.

“SHBA-të duhet të ndalen me përpjekjet për të na bindur për të parë një realitet tjetër. Ne nuk kemi nevojë të bindemi për këtë çështje. Sepse, realiteti është i qartë”, tha Bozdag.

Tillerson është në Turqi për të diskutuar për çështjet rajonale pas ndalesës të tij në Egjipt, Kuvajt dhe Jordani.

Zv/kryeministri turk tha se nëse SHBA-të respektojnë qëndrimet e Turqisë mbi grupin terrorist, ajo do të korrigjojë gabimet dhe do t’i ndalojë përsëritjet e tyre.

Mbështetjen e SHBA-ve për grupin terrorist PYD/PKK, Bozdag e quajti si “gabim më të madh” dhe kërkoi nga aleati i Turqisë në NATO të ndërpresë mbështetjen për grupin terrorist dhe të merrte armët që ua kishte siguruar atyre.

Për mundësinë e ushtarëve turq dhe trupave amerikanë që të vijnë ballë për ballë në Manbixh të Sirisë, ai tha se nuk do të supozonte se kjo do të ndodhte.

Më 20 janar, Turqia nisi operacionin e “Dega e Ullirit” për të pastruar terroristët e PYD/PKK-së dhe DEASH-t nga Afrini, në veriperëndim të Sirisë.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm Turk, operacioni synon të krijojë siguri dhe stabilitet përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

Nga atje theksuan se operacioni po zhvillohet në kuadrin e të drejtave të Turqisë të bazuara në të drejtën ndërkombëtare, rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të drejtat e vetëmbrojtjes në bazë të Kartës së OKB-së dhe respektit për integritetin territorial të Sirisë.

Ushtria turke poashtu tha se vetëm objektivat e terrorit po shkatërrohen dhe po tregohet “kujdes dhe ndjeshmëri e madhe” që të mos dëmtohen civilët./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit