Sanchez: Do të vazhdoj drejtimin e qeverisë

Mos i humb

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi se ka vendosur të qëndrojë në pushtet.

”Kam vendosur të vazhdoj të drejtoj qeverinë spanjolle”, deklaroi Sanchez.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi sot se kishte vendosur të qëndronte në krye të qeverisë, pavarësisht nga një fushatë diskreditimi, për të cilën ai akuzoi opozitën e djathtë dhe për të cilën ilustrimi i fundit ishte, sipas tij, hapja e një hetim gjyqësor ndaj bashkëshortes.

”Vendosa të vazhdoj në krye të qeverisë”, tha lideri socialist 52-vjeçar, në pushtet që nga viti 2018, i cili kishte heshtur që nga shpallja e të mërkurës për hapjen e këtij hetimi ndaj gruas së tij për korrupsion dhe trafik influence.

Mitingjet e mëdha të solidaritetit të organizuara nga mbështetësit e tij në Madrid dhe qytete të tjera gjatë fundjavës kishin ndikuar në vendimin e tij, të cilin ai tha se e kishte marrë së bashku me bashkëshorten.

Sanchez njoftoi papritur të mërkurën se ai po konsideronte dorëheqjen, pas gati gjashtë vjetësh, për shkak të pretendimeve të pabaza të bëra kundër bashkëshortes.

Akuzat kundër Gomez, e cila nuk mban poste publike, u ngritën nga organizata e krahut të djathtë ”Manos Limpias” (”Duart e Pastra”

”Manos Limpias” më vonë pranoi se akuzat bazoheshin në raportet e mediave që mund të ishin të rreme.

Zyra e prokurorit publik në Madrid javën e kaluar kërkoi gjithashtu që një hetim paraprak për Gomez anulohej.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit