SHBA, zëdhënësja e DASH-it e quan YPG-në “PKK”

Mos i humb

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert, duke komentuar operacionin e Turqisë në Afrin, përdori drejtpërdrejt shprehjen “PKK” në vend të “YPG-së”, duke iu referuar elementeve të PYD/PKK-së.

Duke folur në brifingun ditor për mediumet, Nauert vazhdoi tutje duke mos bërë asnjë përmirësim.

“Në veri të Sirisë, Turqia ka larguar vëmendjen nga DEASH-i dhe është fokusuar pas PKK-së. Ne duam stabilitet atje”, komentoi ajo.

Nauert mbrojti qëndrimin se Afrini është relativisht “stabil” dhe aktualisht popullata civile ka filluar të largohet, duke shtuar se dëshirojnë uljen e tensioneve në rajon.

Duke theksuar se në bisedën telefonike të pardjeshme mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan është folur për “zvogëlimin e tensioneve në rajon”, Nauert u shpreh se Siria është duke kaluar në një proces shumë të vështirë dhe se nuk dëshirojnë që në veriperëndim të vendit të lind një problem i ri./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit