Shefja e Komisionit Evropian kritikohet për emërimet e reja

Mos i humb

“Turqia dhe Rusia vazhdojnë bashkëpunimin për një marrëveshje përfundimtare mbi Idlibin”

Moskë Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se Turqia dhe Rusia vazhdojnë bashkëpunimin për një marrëveshje përfundimtare lidhur me çështjen...

Nigeri, 16 të vdekur si pasojë e rrëmujës

Niamey Së paku 16 refugjatë nigerianë e kanë humbur jetën sot në një rrëmujë gjatë një fushate donacioni në juglindje të Nigerisë,  (AA). "Incidenti ndodhi kur...

Zvicër: Personat më pak të arsimuar, duhanpirës më të “fortë”

Zyra Federale e Statistikave ka shkruar se përqindja e atyre që kanë pirë 20 e më shumë cigare në ditë, në 25 vitet e...

Erdoğan: Politikat e Turqisë në Siri dhe Libi nuk janë aventurë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan gjatë një ceremonie në Izmir deklaroi se "Politikat e Turqisë në Siri dhe Libi nuk janë as...

Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen është përballur me kritika për shkak të nominimit të një komisionari përgjegjës për “Mbrojtjen e Mënyrës sonë Evropiane të Jetesës”.

Kritikët kanë thënë se ky departament, që do të vëzhgojë migrimin dhe sigurinë, lidhet me retorikë të krahut të djathtë.

Një deputete evropiane holandeze e ka konsideruar këtë hap “grotesk”, derisa organizata ndërkombëtare, Amnesty International ka thënë se ai është “shqetësues”.

Migrimi është kthyer në fushën më të ndjeshme politike në shumë shtete të Bashkimit Evropian.

Disa grupe të krahut të djathtë dhe ato nacionaliste kanë shënuar rritje të mëdha zgjedhore, pas zotimeve se do të zvogëlojnë valën e migrantëve në bllokun evropian.

Roli i ri është bërë i ditur pasi von der Leyen ka emëruar ekipin e saj ekzekutiv.

I nominuari i saj për këtë pozitë është ish-eurodeputeti, Margaritis Schinas, i cili mban pozitën e zëdhënësit të Komisionit Evropian dhe është anëtar i partisë së krahut të djathtë në Greqi, Demokracia e Re.

Në letrën e saj drejt Schinas, von der Leyen ka thënë “mënyra jonë evropiane e jetesës është e ndërtuar rreth solidaritetit, mendjes paqësore dhe sigurisë”.

Mirëpo Amnesty International e ka akuzuar BE-në për “përdorim të qasjes së të djathtës ekstreme” duke lidhur migrimin me sigurinë.

Ursula von der Leyen, ish-ministre e Mbrojtjes në Gjermani do të zëvendësojë zyrtarisht presidentin e Komisionit Evropian më 1 nëntor.

Ekipi i saj ekzekutiv prej 27 personave, pritet të udhëheqë për pesë vjetët e ardhshëm.

Nëse miratohet nga Parlamenti Evropian, ky ekip do të ketë më së shumti diversitet gjinor në historinë e BE-së, me 13 gra dhe 14 burra.

- Reklamë -
- Reklamë -

Të fundit

Si ta ndalojmë Alexa-n që të mos regjistrojë bisedat private

E vetmja mënyrë për të ndaluar regjistrimin e Amazon Alexa në shtëpi është ta ndalni atë. Nëse nuk dëshironi...

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë, patjetër lexojeni këtë tekst!

Nëse keni njolla të bardha në dhëmbë madje përherë – është shenjë për t’u brengosur, thonë stomatologët Fjala është...

Kur jemi duke fjetur mund të mësojmë një gjuhë të huaj, e pohon shkenca

Ndërsa ne nuk mund të punojmë ose gatuajmë saktësisht në të njëjtën kohë, truri ynë është shumë aktiv teksa jemi në gjumë

Kaçamak me kërpudha

Për kafjall, darkë, por bën edhe për drekë… Kurdo që ta përgatitni, këtë ushqim do ta pëlqeni menjëherë! –...

Si të kuptoni nëse dikush ka hapur email-in që i keni dërguar

Për dallim nga mesazhet me tekst, të cilat vijnë me njoftimin kur lexohet mesazhi, të dish nëse një person ka lexuar apo...