Shkollat profesionale në Elbasan, rritet numri i nxënësve që regjistrohen

Mos i humb

Duke ndjekur traditën e tij të familjes dhe për t’i ardhur sa më shpejt në ndihmë biznesit familjar Florenc Hyka zgjodhi të studiojë ekonomi–biznes në shkollën profesional “Ali Myftiu” në Elbasan.

“Shkolla profesionale është e ardhmja. Është shumë e vlefshme”, thotë Florenci.

Fokusimi i të rinjve tek arsimi profesional ka shënuar rritje. Në shkollën “Ali Myftiu” numërohen aktualisht 900 nxënës, 250 prej të cilëve në vitin e parë, ndërkohë regjistrimet vazhdojnë.

“Shërbimi i mjeteve të transportit është drejtimi më i kërkuar këtë vit. Kemi rreth 120 nxënës të regjistruar në këtë degë. Po ashtu, është i kërkuar edhe drejtimi mekanik”, shprehet, Refiko Lushnjani, drejtoreshë e shkollës “Ali Myftiu”.

Përveç qendrës së Formimit Profesional, në Elbasan funksionojnë edhe dy shkolla profesionale ndërsa gjithnjë e më tepër numri i nxënësve po rritet. Me shtimin e kërkesave, shkollat janë përpjekur të zgjedhin edhe mësues specialist për të përmbushur pritshmëritë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit