Shpërthim koronavirusi në Spitalin Hygeja në Tiranë, disa infermierë dhe pacientë të prekur

Mos i humb

Spitali Hygeja në Tiranë duket të jetë kthyer në një vatër infe ksioni sa i takon Covid 19. Burime bëjnë me dije për Fax News, se në mesin e të prekurve janë infermierë dhe staf mbështetës, të cilët iu përkasin kryesisht moshave të reja.

Shumë prej personave që kanë rezultuar pozitiv me Covid 19 janë karantinuar në banesë, ndërkohë që dyshimer janë se e kanë marrë virusin nga pacientë të tjerë që mund të kenë qenë të inf ektuar, edhe pse ligjërisht të gjitha rastet Covid duhet të trajtohen në spitalet shtetërore.

Sakaq në Shqipëri rëndohet çdo ditë bilanci i COVID-19. 188 víktima, 2673 pacientë me Covid-19 dhe 3155 të shëruar, ku është bilanci i Covid-19 i deritanishëm, ndërkohë që shifrat janë duke u rritur nga dita në ditë.

Në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit, Eugena Tomini nga ISHP-ja, bëri me dije se janë shënuar edhe 6 ví ktima të tjera, ndërsa numri i rasteve prej ditësh nuk bie më poshtë se 100.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit