Shpërthim në një depo armësh në Kazakistan

Mos i humb

Zjarri ka shkaktuar shpërthim të fuqishëm në një depo armësh në krahinën Turkistan të Kazakistanit.

Komiteti për situata të jashtëzakonshme në Kazakistan njoftoi se shpërthimi në depo ndodhi sot në mëngjes në ora 9 sipas kohës lokale dhe në vendin e fatkeqësisë janë dërguar dhjetëra ekipe zjarrfikëse.

Sipas informacioneve të para, gjatë shpërthimit nuk ka persona të lënduar meqë kompleksi u evakua për shkak të zjarreve të shpërthyera më parë.

Shpërthimi ndodhi në një depo të armëve në qytetin jugor Arys.

Ministria e Mbrojtjes e Kazakistanit njoftoi se gjatë shpërthimit janë shkatërruar më shumë se gjysma e armëve dhe municioneve të ruajtura.

Është formuar një komision për hetimin e rastit dhe shërbimet përgjegjëse po përgatisin një evakuim parandalues të banorëve të Arys, ku jetojnë 43,000 njerëz.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit