Si ta përdorim sodën për higjienë personale?

Mos i humb

Në kuzhinë:

Shërben për të hequr papastëritë dhe mikrobet nga perimet dhe sallatrat. Mjafton të hidhni një lugë kafe me sodë buke sa herë pastroni me ujë perimet para përdorimit.

Gjithashtu nëse i hedhim sodë fasuleve kur i vendosim në ujë, atëherë fasulet do të ziejnë shumë më shpejt.

Në shtëpi:

Mjafton një pako e vogël me sode buke brenda në lavatriçe për të larguar smërçin që shkatërron larësen tuaj të rrobave.

Ujë me sodë është ideal për të pastruar frigoriferin, përveçse i shkëlqen, heq edhe mikrobet.

Për të pastruar bizhuteritë tuaja mjafton të lagni një leckë të pampuktë me ujë me sodë.

Gjithashtu soda përdoret edhe për të larë tapetet.

Higjiena personale:

Ideale për të relaksuar dhe pastruar këmbët. Mjafto t’i vendosni ato në ujë të nxehtë me sodë.

Për të pastruar dhëmbët, një metodë kjo që njihet prej vitesh. Mjafton ta aplikoni në furçe dhe të pastroni dhëmbët./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit