“Sistemi shëndetësor është në kolaps”

Mos i humb

Gjendja në shëndetësi ka bërë që deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës të dalin në konferencë për media.

Sipas Haxhi Avdylit, viti 2018, ka qenë vit i dështuar i shëndetësisë në Kosovë.

Ai ka bërë të ditur se ligji për sigurimet shëndetësore nuk është pjesë e agjendës legjislative për vitin 2019.

“Viti 2018 ishte një vit i dështuar i shëndetësisë në Kosovë. Një vit që kaloj pa ndonjë reformë as legjislative as substanciale. Ne agjendën legjislative te vitit 2019 e kemi situatën edhe më keq, do të vije ligji vetën për shëndetësinë e jo për sigurime shëndetësore. Ky ligj i pagave ka shkaktuar pakënaqësi, krejt kjo si rrjedhojë e padrejtësisë. Infermierët janë duke shprehur një pakënaqësi të madhe për shkak se nuk janë graduar sa duhet”, tha Avdyli.

Deputeti tjetër i LDK-së, Naser Rugova, ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin, e ka quajtur ministër të Facabook-ut. Sipas tij, sistemi shëndetësor në Kosovë është në kolaps.

“Manipulimet e opinionit nga ky ministër i Facebook janë si pasojë e mossuksesit dhe vizionit që vërtetë pacientëve të iu ofrojnë shërbime cilësore. Sistemi shëndetësor është në kolaps”, ka thënë Rugova.

Më tutje, Rugova ka cituar një raport të auditorit të brendshëm, për kontratën e nënshkruar për barna e cila sipas tij ka çmim 300 për qind më shtrenjtë.

“Ministri i shëndetësisë, Uran Ismalil ka deklaruar se e ka ndalur korrupsionin në Ministrinë e Shëndetësisë mirëpo realiteti dhe gënjeshtrat nuk janë larg sepse gënjeshtar i ka këmbët e shkurtra. Ky ministër ka nënshkruar kontrata për barna për 300 për qind më të shtrenjta”.

Në fund, ministrit të Shëndetësisë iu bë thirrje që t’i kthehet punës e të lërë ‘propagandën” në Facebook.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit