S’ka më pagë 6 mijë euro në Trust, nivelohen me ato të BQK- së

Mos i humb

Deputeti i LDK- së në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abidxhiku, ka njoftuar se nga sot është bërë nivelim i pagave të Trustit me ato të Bankës Qendrore të Kosovës. Sipas tij ka qenë jo proporcionale paga prej 6000 eurove që është marrë në Trust.

Postimi i tij i plotë:

Siç ju kam paralajmëruar më parë, pas iniciativës të Komisionit që udhëheq, pagat e menaxhmentit të TRUST-it përfundimisht – pas 10 viteve debat – nivelizohen me ato të BQK-së.

Sot pranova njoftimom e Bordit të Trustit që konfirmon këtë ndryshim e zvogëlim. Jam i lumtur për këtë. Kemi konsideruar vazhdimisht se pagat prej 6000 eurove ishin jo proporcionale me rendin institucional në vend dhe me nivelin ekonomik në Kosovë.

Natyrisht, do të ishte mirë që shembulli i tille të ndiqej edhe nga qeveria e institucionet tjera në vend, që fatkeqësisht, tani për tani, kanë zgjedhur rrugë krejt tjetër./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit