Skandal protokollar në Kiev: Gruaja e Netanjahut hedh përtokë bukën e mikëpritjes (video)

Mos i humb

Teksa mbërritën në Kiev, kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu dhe gruaja e tij Sara janë përshëndetur nga tre vajza me rroba tradicionale ukrainase me bukë dhe kripë.

Pasi zbriti nga avioni, Netenjahu morri një copë bukë, e kriposi dhe e hëngri, sipas mediave izraelite.

Ai ia kaloi copën e bukës gruas së tij Sarës, por që e cila e hodhi për tokë.

Benjamin Netanyahu arriti me gruan e tij në një vizitë tre-ditore në Kiev, raporton Sputnik.

Te sllavët, mirëseardhja tradicionale me bukë dhe kripë është rrënjosur thellë në histori. Zakoni popullor, mirëseardhja me bukë dhe kripë, është bërë një faktor i domosdoshëm i çdo protokolli, dhe u përcjell mysafirëve dy porosi – se ai është i mirëpritur dhe i sigurt.

Buka mund të nënkuptojë një vend, një qytet, një institucion, një shtëpi, dhe kripa një jete të mirë, paqe, prosperitet, dhe nga e gjithë kjo vjen mesazhi se dikush është i mirëpritur dhe se nuk do t’u ndodhë asnjë dëm atyre.

Dhe është jashtëzakonisht fyese nëse dikush refuzon ose shkel ndryshe këtë protokoll. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit