Ministria e Mbrojtjes e Irakut ka njoftuar se forcat irakiane kanë arrestuar një anëtar të lartë të DESH-it në provincën perëndimore Anbar.
Përmes një kumtese, nga ministria thonë se militanti i arrestuar, duke mos e identifikuar atë, ishte i afërt me liderin e DEASH-it, Abu Bakr al-Baghdadi.
Në kumtesë thuhet se militanti u arrestua në qytetin Heet në Anbar, duke mos dhënë më shumë detaje.
Në mes të vitit 2014, DEASH kishte nën sundim rreth 1/3 e Irakut, duke përfshirë qytetin verior Mosul.
Në fund të vitit 2017, ushtria irakiane, me ndihmën e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të, riktheu shumicën, nëse jo tërë territorin e humbur nga grupi famëkeq terrorist.
Edhe pse zyrtarët në Bagdad thonë se prania e DEASH-it në vend është zhdukur në masë të madhe, grupi terrorist ka vazhduar të organizojë sulme sporadike në provincat Nineveh, Kirkuk, Diyala, Saladin dhe Anbar.