Starton misioni i dytë indian në Hënë

82
0

Misioni indian në Hënë, i quajtur ”Chandrayaan-2” do të niset më 15 korrik, njoftoi Agjencia Hapësinore e Indisë.

Projekti është misioni i dytë në Hënë i gjigantit të Azisë Jugore, i cili vendosi një sondë në orbitën e Hënës në misionin ”Chandrayaan-1”, rreth 11 vite më parë.

Ky mision i ri, i cili u shkëput nga Toka në Sriharikota (Andra Pradesh, jug), ka për qëllim të vendosë një robot të lëvizshëm në sipërfaqen e Hënës, në afërsi të Polit të Jugut.

Sapo të ulet në sipërfaqe, roveri do të kryejë hulumtime shkencore.

Nëse misioni do të ecë në përputhje me parashikimet, India do të renditet shteti i katërt, pas ish-Bashkimit Sovjetik, SHBA-së dhe Kinës që ia del me sukses të ulë lehtësisht një aparat në Hënë, rreth 384 000 kilometra larg nga Toka.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here