Suhareka zbaton vendimin e Qeverisë për taksën ndaj Serbisë

Mos i humb

 

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për  rritjen e masës 100 për qind ndaj Serbisë, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka treguar  se në komunën që është duke e udhëhequr ai, janë marrë masat e nevojshme  për largimin e produkteve që mbajnë mbishkrimin “Kosova është Metohi”.

Mes tjerash,Muharremaj përmes një postimi në faqën e tij zyrtare ka përmendur se është vepruar konkretisht edhe sipas Urdhëresës së lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka urdhëruar që inspektorët të kërkojnë nga operatorët ekonomik, ta zbatojnë vendimin në fuqi.

Ky është postimi i plotë i kryetarit të Suharekës:

“Duke marrë parasysh se ditë më parë Qeveria e Kosovës ka marrë vendim, që t’i ndalojë të gjitha produktet në treg që nuk i referohen Kosovës si shtet, inspektorët në Komunën e Suharekës kanë dalë në terren, për t’i parë nga afër se a janë larguar të gjitha produktet që mbajnë këtë përmbajtje me mbishkrimin “Kosovë/o dhe Metohi”, “Kosovë/o UNMIK” apo “Kosovo/a Rezoluta 1244”…

Pra, kemi vepruar konkretisht edhe sipas Urdhëresës së lëshuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, e cila ka urdhëruar që inspektorët të kërkojnë nga operatorët ekonomik, ta zbatojnë vendimin në fuqi.

Bali Muharremaj

Fotografia e Bali Muharremaj

Fotografia e Bali Muharremaj

/Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit