Sulmi ajror izraelit në Siri, vriten 3 milicë iranianë

Mos i humb

Tri pjesëtarë të milicisë iraniane u vranë në sulmin ajror gjatë natës së mbrëmshme të kryer nga forcat izraelite në Siri.

Mediat iraniane raportuan se baza ajrore Tiyas në rrethin perëndimor Homs është sulmuar ndërsa pjesëtarët e milicisë iraniane që humbën jetën janë Ammar Mousavi, Akbar Zavar Jannati dhe Mehdi Lotfi Naysar.

Regjimi sirian i Bashar al-Asadit tha se baza u sulmua rreth orës 4:00 të mëngjesit, sipas orës lokale, ndërkohë që njoftoi se ka patur edhe viktima.

Ndërkohë Rusia tha se dy avionë luftarakë të tipit F-15 bombarduan një bazë ajrore në Siri.

Thuhet se regjimi nisi sulme kimike në Gutën Lindore nga baza ajrore.

Raportet e pakonfirmua poashtu sugjerojnë praninë e forcave iraniane në bazën ajrore./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit