Çuçi mbledh grupin e PS-së, diskutohet axhenda e Kuvendit

Mos i humb

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi mblodhi paraditen e sotme grupin parlamentar, një takim që i paraprin seancës plenare të orës 17:00.

Në fjalën drejtuar deputetëve, Çuçi iu kërkoi të shfrytëzojnë seancën e sotme për të sjellë në Kuvend çështjet e evidentuara nga zgjedhësit gjatë Javës së Gjelbër.

Lidhur me seancën e ditës së enjte, Çuçi informoi deputetët për interpelancën me Ministrin e Arsimit dhe Sportit, si dhe për projektligjet e tjera që pritet të miratohen e që deputetët do të duhet t’i përfshijnë në diskutime.

Mes tyre janë projektligji për “Albcontrol”, dekreti i Presidentit “Për shtetësinë”, projektvendimi për zgjedhjen e kryetarit dhe një anëtari të bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike etj.

Mbledhja vijoi më pas me çështje të ndryshme të ngritura nga deputetët e pranishëm, që lidhen kryesisht me probleme komunitare apo për projektligje të caktuara.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit