Tajfun në Japoni, lëndohen dhjetra persona

Mos i humb

Të paktën 24 persona janë lënduar si pasojë e tajfunit në Japoni.

Sipas mediave lokale, tajfuni i fuqishëm i cili ka goditur pjesën perëndimore të vendit ka shkaktuar lëndimin e të paktën 24 personave.

Tajfuni me në shpejtësi prej 180 kilometrash në orë, ka dëmtuar linjat e transmetimit të energjisë. Si pasojë, 150 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Mijëra persona nga rajonet e prekura nga tajfuni, janë evakuuar në vende të sigurta. Nga popullata dhe institucionet është kërkuar të jenë të gatshëm nga rreziku i rrëshqitjes së tokës, përmbytjeve dhe valëve të mëdha.

Tajfuni ka ndikuar negativisht edhe në transportin ajror. Si pasojë e erërave të forta janë anuluar më shumë se 300 fluturime.

Dy javë më parë për shkak të reshjeve të dendura të shiut, 31 provinca në pjesën perëndimore të Japonisë ishin prekur nga përmbytjet dhe rrëshqitja e tokës. Kjo shkaktoi vdekjen e më shumë se 200 personave./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit