Tarifa e Kombit dhe TVSH, Ahmetaj ndalet në Kukës

Mos i humb

 

 

Qeveria ka nisur takimet me banorët e Kukësit për të diskutuar për tarifën e Rrugës së Kombit.

 Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj u ndal në qytetin veri-lindor, ku tha se po diskutohet një paketë lehtësuese për banorët e zonës që do të frekuentojnë këtë rrugë.

Ahmetaj pati bashkëbisedim edhe me bizneset e vegjël për TVSH-në.

“Informim intensiv për përfshirjen në skemën e deklarimit. Do të komunikohet me çdo biznes në të gjithë Shqipërinë. TVSH është vetëm detyrim për deklarim dhe nuk ka ngarkesë të shtuar fiskale për bizneset. Deklarata do të jetë e thjeshtuar dhe me asistencë nga tatimet për deklarimin”, deklaroi ai.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit