“Sulmi kimik më së shumti goditi fëmijët”

Mos i humb

Organizata ndërkombëtare joqeveritare “Save the Children” ka thënë se sulmi kimik që ndodhi në fundjavë në rajonin e rrethuar të Gutës Lindore në Siri më rëndë ka goditur fëmijët, duke theksuar nevojën që autorët e këtij sulmi të marrin dënimin e merituar.

Drejtoresha e Ndërhyrjeve në Siri pranë “Save the Children”, Sonia Khush, përmes një deklarate me shkrim, Khush ka potencuar se fëmijët në Gutën Lindore përballen me dhunë që prej pesë vitesh.

Ajo ka thënë se ata janë privuar nga arsimi, ushqimi dhe shërbimet shëndetësore, duke shtuar se mijëra njerëz të rajonit kanë ikur nga shtëpitë e tyre, kurse ata që kanë ngelur jetojnë me një të ardhme të paqartë.

Khush ka deklaruar se janë ndier të tmerruar nga raportet për sulmin kimik në Duma të Gutës Lindore, duke thënë se shumë fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e tij.

“Partnerët tanë që punojnë në rajon njoftuan se fëmijët janë mbytur, kanë nxjerrë shkumë nga goja dhe janë përballur me një mjedis kaotik. Armëpushimi i miratuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së duhet të zbatohet menjëherë dhe të sigurohet qasje e OKB-së dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në të gjitha zonat e Gutës Lindore”, ka thënë Khush.

Ndërkohë, drejtori i Marrëdhënieve të Jashtme në Turqi i organizatës, Oben Çoban, ka theksuar nevojën e nisjes së një hetimi të pavarur për sulmet dhe shkelësit e të drejtave të fëmijëve./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit