Thaçi dhe Haradinaj konsultohen para samitit të Sofjes

Mos i humb

 

Presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli janë takuar për konsultime para fillimit të samitit të Bashkimit Europian (BE) dhe Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Fotografi nga ky takim ka publikuar Presidenti Thaçi në rrjetin social Facebook, duke e quajtur këtë samit si historik.

“Në konsultimet e fundit para nisjes së Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë. Ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Gjatë ditës së djeshme Thaçi udhëtoi për në Sofje, në kuadër të këtij samiti, Thaçi do të zhvillojë takime bilaterale me liderë shtetërorë, kurse do të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik Botëror.

Pjesë e Samitit të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor në Sofje do të jenë mbi 30 liderë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor. /Kp/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit