Thaçi kërkon nga Borrel që BE-ja ta përmbush obligimin për heqjen e vizave

Mos i humb

Bilanci në Maqedoninë e Veriut/ Shënohen 2 viktima nga COVID-19, më shumë të infektuar se të shëruar në 24 orët e fundit

Maqedonia e Veriut ka shënuar 2 viktima dhe 152 raste të reja në 24 orët e fundit. Nga 1630...

Kriza e koronavirusit/ Paralajmërimi i BE: Në disa shtete ka situatë më të keqe se në mars

EUROPË– Pandemia e koronavirusit ka krijuar një situatë shumë të vështirë që në fillim të këtij viti e duket se do të...

Protestë kundër plagjiaturës/ Akuza ndaj ministrave të Arsimit në Tiranë dhe Prishtinë

Emërimi i Evis Kushit në krye të ministrisë së arsimit u shoqërua me akuza për plagjiaturë në një artikull shkencorë. Për të...

Greqia mbështet Kosovën për liberalizimin e vizave me BE

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka marrë mbështetjen e homologut grek, Nikos Dendias për liberalizimin e vizave.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrel.

Thaçi ka thënë se me Borrel kanë diskutuar për perspektivën evvropiane dhe zhvillimet në Kosovë.

Presidenti ka theksuar se ka kërkuar që të përmushet obligimi i BE-së për heqjen e vizave për qytetarët, përcjell lajmi.net.

Postimi i plotë në Facebook:

Sot zhvillova një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Josep Borrell, me të cilin diskutova për perspektivën evropiane dhe zhvillimet në Kosovë e rajon.

Në këtë bisedë theksova se Kosova është e përkushtuar t’i përfundojë reformat që ka nisur dhe që janë përcaktuese për anëtarësimin e Kosovës në BE, si dhe kërkova që të përmbushet obligimi i BE-së për heqjen e vizave për qytetarët tanë, sepse Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

Ne u pajtuam rreth nevojës që të vazhdojë dialogu i pakushtëzuar në mes të Kosovës dhe Serbisë, si dhe për domosdoshmërinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare, e cila nënkupton njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve.

E mirëpresim vizitën sa më të shpejtë të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, në Republikën e Kosovës.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Presidenti serb, Vuçiç: Marrëveshjet me Kosovën duhet të zbatohen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se e gjitha marrëveshjet me Kosovën, të nënshkruara në Bruksel, duhet të zbatohen. Sipas tij, ato...

Kosovë : Janë regjistruar 54 raste të reja me covid-19 në 24 orët e fundit .

72 TË SHËRUAR DHE 54 RASTE ME COVID-19! Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Biden dhe Trump do të përballen në debatin e parë presidencial

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe i nominuari demokrat Joe Biden do të ballafaqohen në debatin e parë të martën në mbrëmje, e...

Policia rrugore/ Aksion ‘blic’ për shoferët e dehur që drejtojnë makinën

Nisur nga gjendja rënduar e shkeljeve rrugore dhe përfshirja në ngjarje rrugore e disa mjeteve, Policia Rrugore organizoi kontrolle të befasishme për...

Hysni Gucati del para Speciales të enjten në ora 15:00

Të enjten, më 1 tetor në orën 15:00, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë do...