Thaçi: Rambujeja ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës që finalizoi çlirimin

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar Konferencën e Rambujesë në 20 vjetorin e mbajtjes së saj, duke e quajtur kështu fitore e parë diplomatike e Kosovës.

Për më tepër presidenti ka shkruar në Facebook, Thaçi ka thënë se kjo marrëcveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës.

“Finalizimi i Konferencës së Rambujesë në Paris, 20 vjet më parë, ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës, e cila i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës, i nisur nga sakrifica dhe lufta jonë. Ajo u shndërrua në testament për shpalljen e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Finalizimi i Konferencës së Rambujesë në Paris, 20 vjet më parë, ishte fitorja e parë diplomatike e Kosovës, e cila i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s për të parandaluar spastrimin etnik në Kosovë. Kjo marrëveshje finalizoi procesin e çlirimit të Kosovës, i nisur nga sakrifica dhe lufta jonë. Ajo u shndërrua në testament për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Bashkimi i spektrit politik në atë kohë dhe besimi i palëkundur te Shtetet e Bashkuara të Amerikës e bëri të mundur arritjen e kësaj marrëveshjeje pas negociatave të vështira dhe rraskapitëse. Sot, si 20 vjet më parë, duhet të bashkohemi të gjithë për të jetësuar ëndrrën e radhës – anëtarësimin e Kosovës në BE, NATO dhe OKB.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit