Trump: SHBA, Kina e Rusia shpenzojnë shumë për armatosjen

Mos i humb

Presidenti amerikan ka bërë një kthesë të papritur sa i përket shpenzimeve për mbrojtjen. Donald Trump thotë se duhet të ndalohet gara mes Kinës, Rusisë dhe SHBA-ve për armatosjen.

Shtetet e Bashkuara shpenzojnë shumë për armët dhe për Mbrojtjen. Këto janë fjalë të presidentit amerikan Donald Trump. “Jam i sigurtë që, në një farë pike në të ardhmen, presidenti kinez Xi dhe unë, bashkë me presidentin rus Putin, do të fillojmë të flasim për një ndalim domethënës të asaj që është shndërruar në një garë masive dhe të pakontrolluar për armatosje. SHBA-të kanë shpenzuar 716 miliardë dollarë këtë vit. Është çmenduri”. Kështu shkruan Trump në tuitër duke iu referuar financimeve record të Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen.

Një ndryshim mjaft domethënës, konsideruar që Amerika është vendi që shpenzon më shumë në botë për armatimet dhe që deri më sot presidenti Trump evidentonte gjithmonë rëndësinë e fondeve për forcat e armatosura pas shumë viteve me ulje. Pas rikthimit nga G20 në Buenos Aires, Kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk foli vetëm për armët. Ai u shpreh entuziast për takimin e tij me presidentin kinez. “Me Xi Jinping pata një takim të jashtëzakonshëm. Marrëdhëniet me Kinën kanë marrë një zhvillim të madh përpara. Presidenti Xi dhe unë kemi një raport shumë të fortë dhe personal”, thotë Trump duke nënvizuar se ata janë dy liderët që mund të sjellin një ndryshim të madh dhe shumë pozitiv sa i përket tregtisë.

Njoftimi i numrit një të Shtëpisë së Bardhë, që Kina ka pranuar të reduktojë dhe heqë tarifat për makinat që hyjnë në vend nga Shtetet e Bashkuara, është pasuar nga reagime më pak entuziaste në Pekin. “Nuk është një shkop magjik që do të zhduke dallimet mes Pekinit dhe Uashingtonit”, shkruan gazeta “China Dialy”, duke vënë theksin tek konsensusi pozitiv dhe konstruktiv i arritur në Argjentinë. Dy liderët u pajtuan për një armëpushim prej 90 ditësh sa i përket ashpërsimit të tarifave tregtare që janë në fuqi. Brenda kësaj periudhë do të punohet për reduktimin e këtyre taksave që kanë dëmtuar kompanitë dhe konsumatorët në të dy vendet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit