Trump shpalos nominimet për ambasador në OKB dhe Prokurorin e Përgjithshëm

Mos i humb

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, tha se do të propozojë zëdhënësen e Departamentit të Shtetit Heather Nauert në postin e përfaqësueses së përhershme të vendit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Ambasadorja aktuale Nikki Haley njoftoi në tetor se do të japë dorëheqje nga posti i saj në fund të vitit.

Nauert është një ish-prezantuese e Fox News, të cilën Trump e ka lavdëruar si “shumë të talentuar”.

“Ajo ka bërë një punë të shkëlqyer duke punuar me Mike Pompeon dhe të tjerët në Departamentin e Shtetit”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

Nauert filloi detyrën e saj në Departamentin e Shtetit në vitin 2017 pa ndonjë përvojë në politikën e jashtme dhe, nëse konfirmohet nga Senati, ajo do të luajë një rol kryesues në zbatimin e axhendës ndërkombëtare të SHBA-së.

Me Nauert, Departamenti i Shtetit ka reduktuar në mënyrë dramatike konferencat për shtyp.

Përveç Nauert, Trump tha gjithashtu se do të emërojë William Barr, i cili shërbeu si Prokuror i Përgjithshëm (Sekretar i Drejtësisë) gjatë mandatit të George H.W. Bush, për të zëvendësuar ish-Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions, të cilin Trump e detyroi të japë dorëheqje muajin e kaluar.

Gjatë paralajmërimit për nominim, Trump e ka quajtur Bill Barr si “një nga juristët më të respektuar në vend dhe “avokat shumë i respektuar”.

Nëse konfirmohet, Barr do të marrë postin e lartë në Departamentin e Drejtësisë për të dytën herë pasi në të njëjtën detyrë shërbeu nga viti 1991 deri më 1993

“Ai ishte përzgjedhja ime e parë që nga dita e parë” tha Trump për Barr.

“Shpresojmë se procesi do të ecën shumë shpejt. Unë mendoj se do të ecën shumë shpejt”, shtoi presidenti amerikan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit