Trupat ruse tërhiqen nga Afrini

Mos i humb

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar se në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të cilin e filluan Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në Afrin për shkak të sigurisë ushtarët rusë nga Afrini janë transferuar në Tel Rifat.

Në një deklaratë me shkrim nga ministria në fjalë thuhet se pas operacionit të TSK-së në Afrin, menaxhmenti ushtarak i Rusisë në Siri ka marrë hapat e duhura për sigurinë e trupave ruse në rajon.

Në deklaratë thuhet se në kuadër të masave të marra, është dhënë urdhri për transferimin e trupave ruse nga Afrini në rajonin Tel Axhar të Tel Rifatit.

Dje AA ka njoftuar se ushtarët rusë janë tërhequr nga Afrini.

Në rajonin veri-perëndimor të Sirisë në Afrin, TSK duke filluar nga 17.00 ka filluar operacionin “Dega e Ullirit”, për neutralizimin e terroristëve anëtarë të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH-it dhe për shpëtimin e popullit mik dhe vëllazëror të rajonit nga presionet dhe persekutimet e këtyre./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit