Turi i Ramës në Korçë, nis puna për rrugën që lidh Libonikun me Drithasin

Mos i humb

Kryeministri Rama ishte në Maliq në kantierin e rrugës së re të kësaj Bashkie, e cila do të lidhë Libonikun me Drithasin. Përkrah Ramës, kryebashkiaku Gezim Topçiu u shpreh i lehtësuar për realizimin e këtij premtimi ndaj banorëve të zonës.

“Ishte premtim i pambajtur, ndaj tani ndihem krenar. Tani që u mbajt munde të them se 30 qershori do jetë kampion këtu”, tha Topçiu.

“Të bëhen punët mirë, nuk ka rëndësi tani apo në qershor. Ne s’jemi si ai që i bënte me daulle dhe linte shkopin e daulles t’i bjerë vetes”, tha Rama.

Rruga e Re e Maliqit po rindërtoheht me financim nga qeveria dhe kap shifrën e 1.6 miliard lekëve të vjetra. Investimet në Maliq përfshijnë edhe ndërhyrjen në fasadat e pallateve, rreth 12. 000 metra katrorë, duke filluar nga Maliqi deri në Libonik dhe Drithas.

Më herët, kryeministri vizitoi ndërtesën e re të Bashkisë së Korçës, investim i buxhetit të shtetit me vlerë 144 milionë lekë, e konceptuar e si një hapësirë pa barriera mes punonjësve dhe qytetarëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit