Turqi, neutralizohen 4 terroristë të PKK-së

Mos i humb

Së paku katër terroristë të PKK-së janë neutralizuar gjatë një operacioni në Turqinë juglindore, bëri të ditur ushtria.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizuar” në deklaratat e tyre për të nënkuptuar se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Në një njoftim, Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë tha se terroristët u neutralizuan nga një sulm ajror në distriktin Yuksekova të provincës juglindore Hakkari.

E radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, PKK-ja ka zhvilluar një fushatë të gjerë terroriste kundër shtetit turk që nga mesi i viteve 1980, ku rreth 40,000 njerëz janë vrarë. /Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit