Turqi, vriten 25 terroristë në javët e fundit

Mos i humb

 

 

 Forcat turke të sigurisë gjatë tre javëve të fundit kanë vrarë 25 terroristë në operacionet anti-terroriste në Turqinë jugore, njoftoi Ministria e Brendshme e Turqisë.

Komandat e xhandarmërisë në krahinat jugore Hatay dhe Osmaniye vranë 25 terroristë në rajonin Malet Amanos.

Malet Amanos, që njihet edhe si Malet Nur, është një sërë malesh në Hatay që grupi terrorist i PKK/PYD ka përdorur për të depërtuar nga Siria në Turqi.

Dy nga terroristët u neutralizuan në rrethin Iskenderun të Hatay-it, thuhet më tej në njoftimin.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit