Turqia aprovon vazhdimin e procesit ligjor për sulmin ndaj ambasadës amerikane

Mos i humb

Ministri turk i Drejtësisë, Abdulhamit Gül, aprovoi vazhdimin e procesit ligjor kundër katër personave të dyshuar për sulm ndaj ambasadës amerikane në Ankara.

AA mëson se kabineti i kryeprokurorit në Ankara dërgoi edhe kërkesë zyrtare për ngritjen e procedurës ligjore.

Procedura ligjore bazohet në pajtim me nenin 306 të Kodit Penal të Turqisë, që urdhëron aprovimin edhe të ministrit dikasterial.

Të dyshuarit ngarkohen për veprimtari armiqësore kundër një shteti të huaj për sulm ndaj ambasadës amerikane.

Të dyshuarit Ahmet Celikten, Osman Gundas, Ersin Bayram dhe T.B.K. kanë qenë të përfshirë në incident që ka ndodhur në Ankara më 20 gusht të këtij viti, kur nga automjeti në lëvizje hapën zjarr ndaj ambasadës amerikane në kryeqytetin e Turqisë.

Hetimi vërtetoi se të dyshuarit Gundas dhe Bayram me telefon komunikuan me organizatën terroriste FETO.

Gundas në rrjetet sociale edhe shpërndau video incizim të Fetullah Gulenit, udhëheqësit të organizatës FETO e cila më 15 korrik të vitit 2016 kreu tentim të grusht shtetit në Turqi.

Bayram ka përdorur aplikacion celular të kësaj organizate terroriste.

Kabineti i prefektit të Ankarasë njoftoi se të dyshuarit Celikten dhe Gundas pranuan se kanë marrë pjesë në sulmin ndaj ambasadës amerikane./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit