Turqia arrin eksportet më të larta për muajin nëntor

Mos i humb

Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Tregtisë të publikuara sot, eksportet e Turqisë arritën shifrën më të lartë ndonjëherë të muajit nëntor me 15.5 miliardë dollarë.

Muajin e kaluar, eksportet e vendit u rritën për 9.49 për qind nga viti në vit ndërsa importet u ulën 21.47 për qind në 16.1 miliardë dollarë.

Raporti i mbulimit të eksporteve ndaj importeve u rrit në 96,3 për qind në nëntor, nga 69 për qind në të njëjtin muaj të vitit 2017.

Në baza vjetore, deficiti i tregtisë së jashtme të Turqisë ra 90.5 për qind në 604 milionë dollarë muajin e kaluar.

Shifrat paraprake treguan se vëllimi i eksportit 12 mujor i eksportit të vendit arriti gjithashtu një kulm të ri prej 168.77 miliardë dollarësh./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit