Turqi, zbulohet sarkofag i periudhës së vonshme romake

Mos i humb

Një sarkofag i lashtë romak është gjetur në rajonin turk të Egjeut, njoftuan zyrtarët lokalë.

Zyrtarët në Muzeun e Arkeologjisë Nënujore të Kalasë së Bodrumit gjetën varrezën e periudhës së vonshme romake pas rrëshqitjes së dheut në qytet, pjesë e provincës turke Muğla, përgjatë bregdetit të Detit Egje.

Ekspertët nga Drejtoria e Muzeve dhe bashkia kanë filluar të punojnë në zonë deri për ta përcaktuar datën e saktë të sarkofagut dhe të mbledhin më shumë detaje.

Mbetjet e sarkofagut janë vënë nën mbrojtjen e zyrtarëve të Drejtorisë së Muzeve.

Kalaja e Bodrumit u ndërtua nga Kalorësit e Shën Gjonit në shekullin e 15-të.

Muzeu i Arkeologjisë Nënujore në afërsi përmban koleksione të amforave dhe gjësende antike të qelqit, bronzit, argjilës dhe hekurit, dhe thuhet se është muzeu më i madh i këtij lloji./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit