Turqia në vitin 2018 pret 6 milionë turistë nga Rusia

Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Numan Kurtulmuş, tha se Turqia në vitin 2018 do të pret më shumë se gjashtë milionë turistë nga Rusia.

“Kur shohim shifrat e prenotimit të hershëm të operatorëve turistikë që dominojnë tregun rus, duket se numri i turistëve që vijnë nga Rusia do të kalojë shifrën prej gjashtë milionë në vitin 2018 “, tha Kurtulmuş për AA.

Ai tha se ka takuar 20 operatorë turistikë në margjinat e Ekspozitës Ndërkombëtare dhe Turizmit në Moskë (MITT).

“Kohët e fundit, u përjetua një krizë shumë serioze politike (midis Turqisë dhe Rusisë)”, tha Kurtulmuş, por shtoi se nuk kishte asnjë tjetërsim mes njerëzve të të dyja vendeve.

“Shembulli më konkret i kësaj janë shifrat turistike të vitit 2017”, tha ai ku 4.7 milionë turistë rusë vizituan Turqinë në vitin 2017.

Kurtulmuş gjithashtu tha se Rusia po punon për udhëtimin pa viza për turqit që u pezullua pasi Turqia rrëzoi një avion ushtarak rus pas shkeljes së hapësirës ajrore në nëntor të vitit 2015.

Ai shtoi se do të ishte në interes të Moskës dhe Ankarasë për të hequr ndalimin e vizave për Turqinë.

“Ne e kërkojmë këtë, unë shoh mirëkuptim për këtë çështje dhe shpresoj se do të arrijmë rezultat”, tha ai./Rtv Islam/