Turqia përgënjeshtron lajmet për tërheqjen e plotë të YPG/PKK-së nga Munbixhi

Mos i humb

Burime të Ministrisë së Jashtme të Turqisë i kanë përgënjeshtruar lajmet për tërheqjen e plotë të organizatës terroriste YPG/PKK nga rajoni i Munbixhit në veri të Sirisë.

Burimet e ministrisë i quajtën “të ekzagjeruara” raportimet në fjalë dhe thanë se procesi në lidhje me Munbixhin është duke vazhduar, duke iu referuar patrullimeve të koordinuara të Turqisë dhe SHBA-ve në këtë rajon të cilat filluan më 18 qershor pas një marrëveshjeje mes dy vendeve.

“Aktivitetet e përbashkëta të patrullimit janë duke vazhduar. Andaj, raportimet se YPG/PKK është tërhequr plotësisht nga Munbixhi në këtë fazë nuk reflektojnë realitetin”, theksuan burimet.

Ndryshe, marrëveshja për Munbixhin e arritur midis Turqisë dhe SHBA-ve synon tërheqjen e organizatës terroriste YPG/PKK nga qyteti verior i Sirisë.

Marrëveshja u njoftua për herë të parë pas një takimi në Washington më 4 qershor midis ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu dhe Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK ka shkaktuar vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë gra dhe fëmijë. YPG është dega siriane e PKK-së.

SHBA, e cila ka mbështetur YPG/PKK-në nën pretekstin e luftës kundër DEASH-it, i kishte garantuar Turqisë se YPG/PKK do të tërhiqej nga qyteti pas pastrimit nga DEASH-i, por një gjë të tillë nuk e kishte realizuar.

Mbi 90 për qind e popullsisë së Munbixhit përbëhet nga arabët./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit