Ukraina thotë se kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Mos i humb

 

Ambasadori ukrainas në Beograd, Oleksandr Aleksandroviç, ka thënë se shteti i tij nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.

Oleksandr Aleksandroviç, ambasadori ukrainas në Serbi, ka ripërsëritur edhe një herë qëndrimin e shtetit të tij në lidhje me njohjen e pavarësisë së Kosovës.Ai ka thënë se Ukraina kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe se shteti i tij do ta mbështes gjithmonë Serbinë në lidhje me çështjen e Kosovës.

“Ukraina gjithmonë ka mbështetur Serbinë në aspektin e Kosovës dhe kurrë nuk do ta njohë pavarësinë. Ne do ta njohim Kosovën vetëm nëse Serbia do ta bëjë atë ndonjëherë”, citohet të ketë thënë ambasadori Aleksandroviç.

Tutje ai ka thënë se edhe nëse Rusia tërhiqet nga Krimeja dhe Ukraina lindore, shteti i tij përsëri nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

“Edhe nëse Rusia tërhiqet nga Krimeja dhe Ukraina lindore, ne kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës. Ky ishte pozicioni ynë para pushtimit të Rusisë dhe do të jetë qëndrimi ynë deri në fund”, deklaroi më tutje ambasadori ukrainas.

Sipas tij, si në çështjen e Kosovës ashtu edhe atë të Krimesë është shkelur ligji ndërkombëtar.

“Ne do t’ju mbështesim gjithmonë për këtë çështje, ne do të dëshironim që vetëm ndonjëherë të na mbështesni ose të paktën të jeni neutral kur bëhet fjalë për çështjet që kanë të bëjnë me Ukrainën”, ka thënë Aleksandroviç.

Ambasadori Aleksandroviç kujtoi se pesë ushtarë ukrainas vdiqën në Kosovë siç tha ai, duke mbrojtur kishat serbe.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit